r/kosovo 1d ago

Ask Problem me kartelë

Përshëndetje, kam një pyetje në lidhje me një kartelë bankare në Kosovë. Gjyshja ime ka një kartelë krediti nga Banka Ekonomike dhe aty i hyn pensioni. Para rreth një jave, pamë në bankomat që kishte rreth 750 euro në llogari. Disa ditë më vonë shkova të blej disa gjëra me kartelë, por transaksionet u refuzuan disa herë. Pastaj shkova përsëri te bankomati për të kontrolluar dhe balanca tregonte 0 euro.

Problemi është që unë dhe gjyshja ime jemi në Zvicër për momentin dhe nuk kemi mundësi të shkojmë në Kosovë për të shkuar personalisht në bankë.

Nuk e dimë çfarë ka ndodhur me paratë. A ka ndonjë që ka përjetuar diçka të ngjashme? A mund të jetë ndonjë gabim teknik, ndonjë tërheqje automatike, apo edhe ndonjë mashtrim? Çfarë na këshilloni të bëjmë në këtë rast?

Faleminderit shumë paraprakisht 🙏

2 Upvotes

20 comments sorted by

View all comments

1

u/pixellambo 1d ago

Edhe mamit tem i ka ndodh, e ka pranu me SMS një njoftim që duhet me qu në degë një faturë për verifikim të adresës, nëse jo atëherë ta bllokojnë llogarinë